Digital Specialist

Data e publikimit: May 13, 2019

Kompania jonë është në kërkim të punonjësve që specialistëve që njohin platformat e marketingut dixhital në botë. Kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të rriten profesionalisht në marketingun e së ardhmes duke punuar në një kompani e fokusuar 100% drejtë kësaj fushe. Individi që do të përzgjidhet do të ketë mundësinë të mësojë duke punuar praktikisht në platformat më gjigande të marketingut në botë. Gjithashtu do të trajnohet nga ekspertët që janë pjesë e kompanisë për të gjitha kanalet: Google Adëords, Google Analytics, Facebook Ads, etj.

Përgjegjësitë:

  • Krijon dhe menaxhon në mënyrë të vazhduar fushatat online të klientëve dhe të kompanisë.
  • Në bashkëpunim me pjesën tjetër të departamentit, përcakton kreativat e fushatave për klientin specifik.
  • Raporton për rezultatet analitike të arritura përcdo fushatë në cdo kanal dhe përcakton strategji të reja për të përmirësuar rezultatet.
  • Bën kërkime dhe ndryshime për risitë më të fundit të kanaleve online.
  • Punon për të nxjerrë elemente të rëndësishëm dhe rekomandime që mund të implementohen.
  • Qëndron i njohur me trendet më të reja të botës dixhitale.

Kërkesat:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Informatikë-Ekonomike (ose fusha të ngjashme).
  • Të ketë njohuri bazike mbi kanalet e marketingut online dhe dëshirë për të mësuar më shumë për të.
  • Kreativ, ambicioz, dëshirë për të mësuar dhe me aftësi të mira analitike pavarsisht eksperiencës në punë të mëparshme.
  • Serioz/e dhe i/e përkushtuar në punën që do bëjë.
  • Të ketë dëshirë të punojë në një grup kreativ dhe dinamik.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.

© 2022 All rights reserved Boost | Blv Barjam Curri, Pallati N.C.E
Privacy Policy | Cookie Policy | Terms of Use