NoSQL Developer

Data e publikimit: May 13, 2019

Nëse aspironi të bëheni një NoSQL Developer, po kërkoni një sfidë të re dhe një mundesi për të zhvilluar aftësitë tuaja dhe karrieren tuaj. Nëse jeni të apasionuar pas teknoologjisë dhe kërkoni në mënyrë konsistente të mësoni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja te, atëherë ju jeni përsoni që ne po kërkojmë. Jemi në kërkim të një NoSQL Developer të motivuar që ti bashkohet skuadrës sonë me profesionistë dhe të jetë pjesë e krijimit të zgjidhjeve komplekse dhe interesante. Ne ofrojmë mundësi të shumta rritje në karrierë, shpërblime dhe përfitime.

Përgjegjësitë:

  • Instalon, konfiguron, patch dhe përmirëson softwarin database (MySQL, MySQL cluster, Cassandra, and Couchbase)
  • Menaxhon operacionet gjatë zhvillimit si dhe ato qe jane online.
  • Krijon dhe konfiguron shërbime për monitorimin e database-ve dhe server-ave në të cilët është instaluar database
  • Zgjidh problemet që mund të dalin nga perdorimi i database-it noSQL si dhe krijon strategji për rritjen e performancës
  • Krijon, zbaton, mirëmban dhe automatizon backupin e duhur dhe rigjeneron arkitekturën në mënyrën e kërkuar.
  • Paraqet kërkesat për shërbimin tek shitësit e software-it dhe gjen zgjidhje deri në përfundim.
  • Punon me grupe të brëndshme për të planifikuar dhe skedular përmirësimin e aplikacioneve
  • Menaxhon çdo ditë proçesin e riprodhimit.
  • Punon me klientet për të përcaktuar dhe vendosur teknoologjinë më të mirë datastore dhe strategjinë data model për nevojat e tyre.

Kërkesat:

  • Eksperiencë disa-vjeçare si NoSQL Developer.
  • Diplome ne Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri, Informatike ose fusha të ngjashme.
  • Te kuptoje shume mire funksionimin e NoSQL dhe njohurite themelore per database, duke perfshirë data storage, data modeling, dhe data access patterns
  • Të zotërojë eksperiencë ne administrimin e sistemit Linux, duke përfshirë hardware dhe software troubleshooting, mirembajtje sistemi
  • Të zoteroje aftesi te mira organizacionale dhe të menaxhimit të kohës
  • Të mendojë në mënyrë analitike dhe të jetë i prirur ndaj zgjidhjes së problemeve
  • Të jetë i vëmëndshëm ndaj detajeve.

© 2022 All rights reserved Boost | Blv Barjam Curri, Pallati N.C.E
Privacy Policy | Cookie Policy | Terms of Use