Content Writer Specialist

Data e publikimit: May 13, 2019

Kompania jonë është në kërkim të specialistave për shkrime dhe redaktime të faqeve tona të internetit. Përgjegjësitë kryesore të pozicionit përfshijnë shkrime të artikujve në blogjet tona lidhur me ecurinë e llojeve të marketingut dixhital në botë, hulumtime/analiza/konkluzine të ecurisë në tregun Shqipëtar. Gjithashtu shkrime për produkte/shërbime të ndryshme që ofrojnë klientët tanë, kur të jetë e nevojshme. Nëse keni njohuri në këtë fushë apo keni kryer punime të ngjashme të mëparshme do të donim t’ju takojmë. Ndihuni të lirë të na dërgoni kërkesën tuaj për t’u bashkuar me grupin tonë të punës si dhe portofolin e artikujve tuaj që keni realizuar më parë. Nëse dëshironi të testoni veten, ju mund të realizoni një artikull që lidhet me industrinë tonë, që i bën thirrje audiencës sonë dhe promovimin e markës.

Përgjegjësitë:

  • Analizon industrinë (duke kombinuar burimet online, intervistat dhe studimet).
  • Shkruan artikuj të qartë për të promovuar produktet/shërbimet tona.
  • Përgatit struktura të qarta duke përdorur Sistemet e Menaxhimit të Përmbajtjes.
  • Korrigjon dhe redakto postimet e blogeve përpara publikimit.
  • Publikon online artikullin e përfunduar.
  • Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe dizajnerin për ilustrimin e artikujve.
  • Kryen analiza të thjeshta fjalësh kyçe dhe përdor udhëzimee e SEO për të rritur trafikun e uebit.
  • Promovon artikujt në rrjtet tona sociale
  • Identifikon nevojat dhe boshllëqet e klientëve dhe rekomandon plotësimin e tyre.
  • Sigurimi i qëndrueshmërisë (stil, fonte, imazhe dhe ton) përçdo shkrim.
  • Përditëso përmbajtjen e uebfaqes sipas nevojës

Kërkesat:

  • I/e diplomuar në Marketing, Menaxhim, Gazetari (ose fusha të ngjashme).
  • Përvoja pune si Content Writer, Copywriter ose rol të ngjashëm.
  • Portofoli i artikujve të shkruar.
  • Njohja me shkrimet në internet.
  • Shkathtësi të shkëlqyera në shkrimin dhe redaktimin në gjuhën shqipe.
  • Eksperienca të përdorimit të Sistemeve të Menaxhimit të Përmbajtjes (p.sh. WordPress).
  • Aftësi për të përmbushur afatet.
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës angleze.

© 2022 All rights reserved Boost | Blv Barjam Curri, Pallati N.C.E
Privacy Policy | Cookie Policy | Terms of Use